Kompani zhvillimi softueri për biznese në Kosovë dhe Shqipëri
Silicode është kompani softueri me seli në Prishtinë që nga viti 2015. Ndërtojmë aplikacione web, automatizim dokumentesh dhe procesesh, dhe platforma të dhënash për biznese dhe institucione në Kosovë dhe në Shqipëri.
Punojmë në shqip, nga analiza e parë te trajnimi i stafit. Ju flisni drejtpërdrejt me inxhinierët që e ndërtojnë softuerin, jo me ndërmjetës.
Problemet që zgjidhim më shpesh
Dokumente që shkruhen me dorë
Kontrata, oferta, vërtetime dhe raporte që plotësohen çdo ditë nga shabllonet. I automatizojmë që të dalin gati në PDF dhe Word, pa gabime kopjimi.
Shihni shërbiminProcese që varen nga Excel-i dhe email-i
Porosi, miratime dhe rakordime që kalojnë dorë më dorë. I lidhim sistemet që punët e përsëritura të bëhen vetë.
Shihni shërbiminSisteme që nuk ju përshtaten
Kur programi i gatshëm nuk e mbulon mënyrën si punoni, ndërtojmë aplikacionin që e mbulon: portal klientësh, mjet i brendshëm ose platformë.
Shihni shërbiminRaporte që vonohen me ditë
Të dhëna nga shitjet, magazina dhe kontabiliteti në një vend, me dashboard që rifreskohen vetë.
Shihni shërbiminPagat në Kosovë? Provoni OpenPaga
OpenPaga është produkti ynë për pagat në Kosovë: llogaritja e pagës, kontributet pensionale, deklarimi në ATK me XML, fletëpagesat në PDF dhe eksportet për bankat. Falas për kompani me deri në 3 punëtorë.
Pse të punoni me Silicode
Flasim gjuhën tuaj
Komunikimi, dokumentimi dhe trajnimi bëhen në shqip. Nuk ka përkthyes, as ndërmjetës.
Njohim tregun
Ndërtojmë dhe mbajmë vetë produkte për tregun vendor, si OpenPaga për pagat në Kosovë, prandaj i njohim nga afër proceset dhe kërkesat e bizneseve këtu.
Standarde evropiane
Kontrata të qarta, marrëveshje konfidencialiteti si standard, trajtim i të dhënave sipas parimeve të GDPR-së dhe pronësi e plotë e kodit për ju.
Përvojë ndërkombëtare
Punojmë edhe për klientë jashtë vendit dhe ndërtojmë produkte për tregje si Zvicra, me SuperFein. Të njëjtin nivel cilësie e sjellim në projektet vendore.
Pyetje të shpeshta
A punoni me biznese në Shqipëri apo vetëm në Kosovë?
Me të dyja. Zyra jonë është në Prishtinë, por pjesa më e madhe e punës bëhet online, kështu që punojmë njësoj me klientë në Tiranë, Durrës ose kudo tjetër. Takimet ballë për ballë organizohen sipas nevojës së projektit.
Në çfarë gjuhe punoni?
Në shqip. Dokumentimi, trajnimi dhe komunikimi i përditshëm bëhen në shqip, dhe kur keni partnerë ose përdorues të huaj, edhe në anglisht.
Në çfarë monedhe faturoni?
Zakonisht në euro. Për klientët në Shqipëri, monedha dhe mënyra e pagesës përcaktohen në kontratë.
A është i shtrenjtë softueri i personalizuar për një biznes të vogël?
Jo domosdoshmërisht. Shpesh ia vlen të fillohet me një proces të vetëm që merr më shumë kohë, p.sh. një lloj dokumenti ose një rakordim, dhe të zgjerohet kur kursimi të jetë i dukshëm. Pas takimit të parë ju dërgojmë vlerësim me shkrim.
Kujt i përket softueri?
Juve. Kodi, dizajni dhe dokumentimi ju dorëzohen plotësisht, në repozitore që i kontrolloni ju.
Na tregoni çfarë ju duhet të ndërtoni
Një takim prej 30 minutash mjafton për të kuptuar qëllimet tuaja dhe për t’ju thënë sinqerisht si do ta trajtonim, dhe nëse jemi zgjedhja e duhur.